A Eshte Mormonizmi I Krishtere?

Copyright © 2005 Institute for Religious Research. All rights reserved.

A ėshtė mormonizmi i krishterė? Kjo ndoshta duket si njė pyetje misterioze si pėr shumė Mormonė, ashtu edhe pėr disa tė krishterė. Mormonėt do tė shėnojnė se ata e pėrfshijnė Biblėn ndėrmjet katėr librave, tė cilėt ata i mbajnė si Shkrimet e Shenjta dhe se besimi nė Jezu Krishtin ėshtė nė qendėr tė fesė sė tyre, siē evidentohet edhe nga emri i tyre zyrtar, Kisha e Jezu Krishtit e Ditėve tė Fundit (KJKDF). Pėr mė tepėr, shumė tė krishterė e kanė dėgjuar Korin e Tabernakullit Mormon tė kėndojė himne tė krishterė dhe i ka bėrė pėrshtypje tė mirė vendosmėria e tyre pėr virtyte tė larta morale dhe familje tė forta. A nuk tė ēon kjo tė mendosh se Mormonizmi ėshtė i krishterė?
 

"Qė tė zgjidhim kėtė ēėshje nė mėnyrė tė drejtė dhe tė saktė kemi nevojė tė krahasojmė me shumė kujdes bazat e doktrinės sė fesė Mormone me doktrinat themelore tė krishtėrimit historik dhe biblik." "

Qė tė zgjidhim kėtė ēėshje nė mėnyrė tė drejtė dhe tė saktė kemi nevojė tė krahasojmė me shumė kujdes bazat e doktrinės sė fesė Mormone me doktrinat themelore tė krishtėrimit historik dhe biblik. Pėr tė paraqitur pozitėn e Mormonizmit jemi bazuar nė doktrinat shumė tė njohura Mormone, tre tė parat e tė cilave janė botuar nė kishėn e Jezu Krishtit tė Ditėve tė Fundit: Parimet e Ungjillit (1997) Arritja e Njė Martese Hyjnore (1976) dhe Njė studim I Artikujve tė Besimit (1979) nga apostulli Xhejms Tollmixh, i KJKDF-sė, si edhe Doktrinat e Shpėtimit (3 vėllime) nga presidenti i dhjetė i Kishės sė Jezu Krishtit tė Ditėve tė Fundit (KJKDF) dhe profeti Jozef Fillding Smith, Doktrina Mormone (botimi i dytė 1979) nga apostulli i KJKDF Brus R Mek Konki dhe Mėsimet nga Profeti Jozef Smith.

1. A Ka Me Shume Se Nje Zot Te Vertete?

Bibla mėson dhe kristianėt e rilindur gjatė kohėve kanė besuar se ka vetėm njė Perėndi tė Vėrtetė dhe tė Gjallė dhe pėrveē Tij nuk ka Perėndi tė tjerė. (Ligji i Pėrtėrirė 6:4; Isaia 43: 10; 11; 44:6,8; 45:21, 22; 46:9; Marku 12:29-34).

Nė tė kundėrt, Kisha Mormone mėson se ka shumė Perėndi (Libri i Abrahamit 4:3), dhe se mund tė bėhemi perėndi dhe perėndesha nė mbretėrinė qiellore (Arritja e Njė Martese Hyjnore, faqe 130; Doktrina dhe Marrėveshje, 132:19-20; Doktrina Mormone, faqe 321). Gjithashtu mėson se ata qė arrijnė tė bėhen hyjni, do tė kenė fėmijė shpirtėra tė cilėt do tė adhurojnė dhe lusin ata, ashtu si ne adhurojmė dhe lusim Perėndinė-Atė (Parimet e Ungjillit, faqe 302).

2. A Ishte Perdndia Njeri Si Ne Dikur?

Bibla mėson dhe kristianėt e rilindur, gjatė kohėve kanė besuar se Perėndia ėshtė Frymė (Gjoni 4:24; I Tim 6:15, 16), Ai nuk ėshtė njė njeri (Numrat 23:19, Osea 11:9, Rom 1:22, 23), dhe ka ekzistuar pėrjetėsisht si Perėndi-i plotfuqishėm, i gjithėpranishėm, i gjithėdijshėm (Psalmi 90:2; 139:7-10; Isa 40:28; Luka 1:37).

Nė tė kundėrt, Kisha Mormone mėson se Perėndia-Atė ishte njėherė njė njeri si ne, i cili pėrparoi qė tė bėhej njė perėndi dhe ka njė trup me mish e kocka (Doktrina dhe Marrėveshje 130:22: “Perėndia ishte njė herė si jemi ne tani dhe ėshte njė njeri i lartėsuar, dhe i ulur nė fronin e tij nė parajsat e pakufi.” nga Mėsimet e Profetit Jozef Smith, faqe 345-347; Parimet e Ungjillit, faqe 9; Artikujt e Besimit, faqe 430, Doktrina Mormone, faqe 321). Nė tė vėrtetė, Kisha Mormone mėson se vetė Perėndia ka njė baba, njė gjysh, njė infinit (Mėsimet e Profetit Jozef Smith, faqe 373; Doktrina Mormone, faqe 577).

3. Jezusi Dhe Satani, a Jane Vellezer Shpirterore?

Bibla mėson dhe kristianėt e rilindur gjatė kohėve kanė besuar se Jezu Krishti ėshtė Biri i vetėm i Perėndisė; Ai gjithmonė ka ekzistuar si Perėndi dhe Ai ėshtė i barabartė me Atin dhe ka ekzistuar gjithmonė me Atin (Gjoni 1:1,14; 10:30; 14:9; Kol 2:9). Asnjėherė mė pak se Perėndi, nė kohėn e caktuar, Ai vuri mėnjanė lavdinė qė gėzonte me Atin (Gjoni 17: 4,5; Fil 2:6-11) dhe u bė njeri pėr shpėtimin tonė. Mėshirimi i tij u realizua nėpėrmjet ngjizimit tė mbinatyrshėm nga Shpirti i Shenjtė dhe lindja nga njė e virgjėr. (Mat 1:18-23; Luka 1:34, 25).

Nė tė kundėrt, Kisha Mormone mėson se Jezu Krishti ėshtė vėllai ynė i madh i cili pėrparoi nė hyjni, i krijuar nė fillim si njė fėmi shpirt nga Ati nė Parajsė dhe nga njė nėnė qiellore dhe mė pas i ngjizur fizikisht nga Ati qiellor dhe nga njė nėnė tokėsore (Arritja e Njė Martese Qiellore, faqe 129; Doktrina Mormone, faqe 546-547; 742). Doktrina Mormone pohon se Jezusi dhe Lusiferi janė vėllezėr (Parimet e Ungjillit, faqe 17-18; Doktrina Mormone, faqe 192).

4. A Eshte Perendia Trini?

Bibla mėson dhe kristianėt e rilindur gjatė kohėve kanė besuar se Ati, Biri dhe Shpirti ose Fryma e Shenjtė nuk janė Perėndi tė ndara nga njėri-tjetri ose qėnie tė veēanta, por janė persona tė dallueshėm nė Trini. Gjatė gjithė Dhjatės sė Re, Biri, Shpirti i Shenjtė dhe Ati janė identifikuar tė ndarė si njė veprim i Perėndisė (Biri: Marku 2:5-12; Gjoni 20:28; Fil 2:10,11; Shpirti i Shenjtė: Vep. 5:3,4; 2 Kor 3:17,18; 13:14); por nė tė njėjtėn kohė Bibla mėson se tė tre janė vetėm njė Perėndi (shih pikėn 1).

Nė tė kundėrt, Kisha Mormone mėson se Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė janė tre Perėndi tė ndara (Mėsimet e Profetit Jozef Smith, faqe 370; Doktrina Mormone, faqe 576-577). Biri dhe Fryma e Shenjtė janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Atit Qiellor dhe i njė gruaje qiellore (Jozef Fillding Mek Konki, Enciklopedia e Mormonizmit, vėll 2, faqe 649).

5. A Ishte Mekati I Adamit Dhe Eves, Nje Bekim Ose Nje E Keqe E Madhe?

Bibla mėson dhe kristianėt e rilindur gjatė kohės kanė besuar se Rėnia ishte njė e keqe e madhe dhe si rezultat mėkati hyri nė botė, duke bėrė qė tė gjitha qėniet njerėzore tė jenė nėn ndėshkim dhe vdekje. Jemi lindur me njė natyrė mėkatare dhe do tė gjykohemi pėr mėkatet qė bėjmė si individė (Ezek 18: 1-20; Rom 5:12-21).

Nė tė kundėrt, Kisha Mormone mėson se mėkati i Adamit ishte “njė hap i nevojshėm nė planin e jetės dhe njė bekim i madh pėr tė gjithė ne” (Parimet e Ungjillit, faqe 33; Libri i Mormonėve — 2 Nefi 2:25; Doktrina e Shpėtimit, vėllimi 1, faqe 114-115).

6. A Mund Te Vijme Perpara Perendise?

Bibla mėson dhe kristianėt e rilindur gjatė kohės kanė besuar se nuk mund tė bėjmė asgjė qė tė meritojmė shpėtimin dhe jetėn e pėrjetshme, sepse tė shkėputur nga Krishti, ne jemi shpirtėrisht tė “vdekur nė mėkatet tona” (Efes 2:1,5). Nėpėrmjet besimit, jo nga veprat tona tė mira, Perėndia na I fal mėkatet dhe na bėn tė denjė tė jetojmė nė prezencėn e Tij (Efe 2:8,9; Titi 3:5,6). Njė zemėr e re, e cila dėshiron ti bindet ligjit tė Perėndisė, ėshtė mė saktė rezultati i shpėtimit. (Megjithatė, ėshtė tepėr e vėrtetė, sepse pa dėshminė e njė sjelljeje tė ndryshuar, dėshmia e njė personi pėr besimin nė Krisht mund tė vihet nė dyshim; shpėtimi nėpėrmjet hirit dhe vetėm nėpėrmjet besimit, nuk do tė thotė qė mund tė jetojmė ashtu siē duam — Rom 6:1-4).

Nė tė kundėrt, Kisha Mormone mėson se jeta e pėrjetėshme nė praninė e Perėndisė “mbretėria qiellore” duhet tė fitohet duke iu bindur ligjeve dhe urdhėrave tė ndryshme tė KJKDF. Veprat janė detyrim pėr shpėtim (hyrja nė “mbretėrinė qiellore” — Parimet e Ungjillit faqe 303-304; Perla Me Cmim Tė Lartė — Artikulli i Tretė i Besimit; Doktrina Mormone, faqe 339, 671; Libri i Mormonėve — 2 Nefi 25:23).

7. A Perfitojne Ata Qe Nuk E Besojne Jezu Krishtin Nga Vdekja E Tij?

Bibla mėson dhe kristianėt e rilindur gjatė kohės kanė besuar se puna shfajėsuese e Krishtit ėshtė e para zgjidhje dhe kryesorja pėr problemin e mėkatit tė njerėzimit. Megjithatė, tė gjithė ata qė nuk pranojnė hirin e Perėndisė, nė kėtė jetė, nuk do tė kenė pjesė nė shpėtimin e Perėndisė, por do tė jenė nėn ndėrshkimin e Perėndisė pėr pėrjetėsi (Gjoni 3:36; Heb 9:27; 1 Gjoni 5:12).

Nė tė kundėrt, Kisha Mormone mėson se qėllimi i vdekjes sė Krishtit nė kryq, ishte tė fitohej ringjallja dhe pavdekėsia pėr tė gjithė njerėzit, pavarėsisht nėse ata e pranojnė Krishtin me besim. Puna e Krishtit nė kryq, ėshtė vetėm njė pjesė e gjėrave qė duhet tė bėjmė pėr tė fituar jetė tė pėrjetėshme, dhe duhet tė shtojmė bindjen e tė gjitha urdhėrimeve tė kishės Mormone, si edhe disa nga ritualet qė bėhen nė tempullin Mormon (Doktrina Mormone faqe 669; Parimet e Ungjillit, faqe 74-75).

8. A Eshte Bibla Fjala Perfundimtare e Perendise?

Bibla mėson dhe kristianėt e rilindur gjatė kohėve kanė besuar se Bibla ėshtė e vetmja, e pagabueshmja dhe e fundit Fjalė e Perėndisė (2 Tim 3:16; Heb. 1:1,2; 2 Pjet. 1:21) dhe se ajo do tė jetė pėrgjithmonė (1 Pjet 1:23-25). Ruajtja hyjnore e tekstit tė Biblės nga ana e Perėndisė, ishte mrekullisht e konfirmuar nė zbulimin e Dorėshkrimeve tė Detit tė Vdekur.*

Nė tė kundėrt, Kisha Mormone mėson se Bibla ka qenė korruptuar, i mungojnė shumė “pjesė tė qarta dhe tė vlefshme” dhe nuk ka plotėsinė e Ungjillit (Libri i Mormonėve — 1 Nefi 13:26-29; Doktrinat e Shpėtimit, vėll. 3, faqe 190-191).

9. A Eshte Korruptuar Plotesisht Kisha e Hereshme?

Bibla mėson dhe kristianėt e rilindur gjatė kohėve kanė besuar se Kisha e vėrtetė u krijua nė mėnyrė hyjnore nga Jezusi dhe kurrė nuk ka mundur dhe nuk do tė mund tė zhduket nga toka (Mat 16:18; Gjoni 15:16; 17:11). Tė krishterėt pohojnė se ka pasur kohė korruptimi dhe braktisjeje brenda kishės, por besojnė se gjithmonė ka qėnė njė pjesė qė qėndruan tė fortė nė parimet biblike.

Nė tė kundėrt, Kisha Mormone mėson se ka ndodhur njė braktisje fatale e kishės sė krijuar nga Jezu Krishti. Kjo braktisje “ende mbizotėron, me pėrjashtim tė atyre qė njohin ungjillin e restauruar” tė Kishės Mormone (Parimet e Ungjillit, faqet 105-106; Doktrina Mormone faqe 44).

 


Pėrfundim: Pikat e mėsi perme me gėrma tė pjerrėta pėrbėjnė ungjillin e pėrbashkėt qė besohet nga tė gjithė tė krishterėt e rilindur gjatė gjithė kohėve pavarėsisht nga emėrtimet dhe ndarjet e kishave. Nga ana tjetėr, disa fe si Mormonizmi predikojnė tė jenė tė krishterė nė besim dhe nė praktikė, por pranojnė si Shkrime artikuj jashtė Biblės, mėsojnė doktrina qė kontradiktojnė Biblėn dhe mbahen fort nė besime tė huaja nga mėsimet e Jezusit.

Mormonėt kanė shumė terma tė rėndėsishme biblike dhe norma etike me tė krishterėt e rilindur. Megjithatė, pikat e mėsipėrme janė shembuj tė ndryshimeve thelbėsore dhe tė papajtueshme midis Kristianizmit historik e biblik dhe Mormonizmit. Ndėrsa kėto dallime nuk na ndalojnė tė jemi miqėsorė me Mormonėt, nuk mund t’i konsiderojmė ata si vėllezėr dhe motra nė Krisht. Bibla nė mėnyrė tė veēanėrisht na paralajmėron pėr profetėt e rremė tė cilėt do t’ju mėsojnė “njė ungjill tjetėr”, i pėrqėndruar rreth “njė Jezusi tjetėr” dhe i dėshmuar nga njė “shpirt tjetėr” (2 Kor 11:4, 13-15; Gal 1:6-9). Duke u bazuar nė evidencat e paraqitura mė sipėr, besojmė se Mormonizmi pėrfaqėson njė ungjill tjetėr tė korruptuar.

Ėshtė thėnė se nėse ndonjė pranon se ėshtė mormon, por mohon tė gjitha parimet bazė tė Mormonizmit — se Jozef Smith-i ishte njė profet i perėndisė, se Libri i Mormonėve ėshtė i vėrtetė dhe i frymėzuar hyjnėrisht, se Perėndia mė parė ishte njė njeri i cili pėrparoi nė hyjni duke mbajtur ligjet e urdhėrat e KJKDF dhe se Kisha Mormone ėshtė krijuar nė mėnyrė hyjnore — tė gjithė mormonėt e tjerė nuk do tė tė pranojnė tė quhesh njė Shenjt i Ditėve tė Fundit. Njė njeri nuk mund ta quajė veten Mormon nėse nuk beson doktrinat themelore tė besimit Mormon, qė tė gjithė Mormonėt besojnė. Pėr tė njėjtėn arsye, nėse tė Shenjtėt e Ditėve tė Fundit nuk besojnė as tė vėrtetat themelore biblike qė tė gjithė tė krishterėt e tjerė besojnė, si mundet qė tė krishterėt nė mėnyrė logjike ti pranojnė ata si miq tė krishterė?

Nėse Mormonėt besojnė se ata janė tė vetmit krishterė tė vėrtetė, ata nuk duhet tė pėrpiqen ta quajnė veten si pjesė e Kishės sė Krishterė. Nė vend tė kėsaj, duhet t’i thonė botės hapur se ata qė pretendojnė se janė tė krishterė tė rilindur, dhe se Mormonėt janė tė krishterėt e vėrtetė. Kjo, nė fakt, ėshtė ēfarė mėsojnė privatisht por jo publikisht.
 



* Dokumentet dhe informacion tė mėtejshėm jepen falas nga:

Institute for Religious Research
1340 Monroe NW
Grand Rapids MI 49505-4604
USA (616) 451-4562
Internet: www.irr.org

email: info@irr.org